Nis numërimi i kutisë së parë në bashkinë e Pustecit

schedule21:45 - 25 Prill, 2021

schedule 21:45 - 25 Prill, 2021

Pak minuta më parë ka nisur procesi i numërimit të votave në Bashkinë Pustec. Siç raportoi gazetarja Ledjona Xheladinaj, kjo është një nga bashkitë më të vogla në Shqipëri dhe është kryesisht e para që nis dhe përfundon procesin e votimit e numrit në kohë të shkurtër.

Ndërsa, në KZAZ nr.74 ndodhen të mbledhur jashtë pallatit të sportit një numër i madh numëruesish, ndërsa procesi pritet të nisë në orën 22.00.

Numërimi i votave nuk ka nisur ende në Pogradec, Maliq e Devoll. Sa i përket Pustecit, bashkia ka 4,000 votues, prej të cilëve kanë marrë pjesë 1,600 qytetarë, pra rreth 45 për qind.

Në zgjedhjet e vitit 2017, në këtë bashki ka fituar PS, e ndjekur nga PD dhe LSI. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!