57 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10, 007 viktima.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë regjistruar 1,400 raste të reja me koronavirus.
676 raste u regjistruan në Atikë dhe 215 raste në Athinë 112 në pjesën perëndimore të Athinës, dhe 78 të prekur në Pire.
Ndërkohë numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 333, 129 raste.
/abcnews.al/