Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç anuloi urdhërin për vendosjen në gatishmëri të ushtrisë së vendit. Në një deklaratë për shtyp të ministrisë serbe të Mbrojtjes thuhet se presidenti i Serbisë dhe komandanti i lartë i ushtrisë serbe në përputhje me ligjin e mbrojtjes, ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, dhe gjeneralin e ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç për anulimin e gatishmërisë së forcave të armatosura për reagim të shpejtë.
Vuçiç urdhëroi vendosjen në gatishmëri të ushtrisë serbe pas vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga forcat speciale të njësisë speciale në liqenin e Ujmanit, të shtunën e kaluar. /abcnews.al