Arben Mema riu që është futur në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve dyshohet se ka qenë në gjendje të droguar pasi me vete i janë gjetur disa doza kanabis në një qese farmacie. Mësohet se ai ka qenë disa herë i arrestuar për kanabis. Mema është me origjinë nga Memaliaj dhe banon në Kombinat.
Burime bëjnë me dije për ABC se ai ka përplasur edhe disa makina të tjera rrugës derisa është futur në shesh duke bërë manovra të rrezikshme. Fillimisht ai është drejtuar në drejtim në të qendrës së vaksinimit, ku është ndjekur nga policia.
Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ U fut me makinë në mes të sheshit duke terrorizuar qytetarët, agresori flet për ABC
Disa qytetarë kanë ndërhyrë në ndihmë të uniformave blu dhe në pamundësi për ta ndaluar e kanë goditur atë disa herë derisa është shtrirë në tokë dhe më pas është arrestuar.
Vetë i riu ka deklaruar se ka humbur kontrollin e automjetit dhe nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur./mv.abcnews.al