Gjatë natës qyteti i Shkodrës është tronditur nga një shpërthim tritoli. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Vojo Kushi”, në hyrje të një biznesi në pronësi të Gj.M.,
Nuk ka persona të dëmtuar por raportohet vetëm për dëme materiale.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 25.04.2021, rreth orës 00:50, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në hyrje të dyqanit “Elektrotek” (Hidrosanitare) që administrohet nga shtetasi Gj.M , ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/abcnews.al/