Policia e Elbasanit ka shpërndarë mbrëmjen e sotme një informacion jo zyrtar për gazetarët sipas të cilit kandidatja e LSI Mimoza Trimi është kapur me para në makinë, të cilat dyshohet që do i përdorte për të blerë vota.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Trimi ka hedhur poshtë këto akuza duke deklaruar se nuk ka lidhje me blerjen e votave.
“PËRGËNJESHTROJ ABSOLUTISHT KETE LAJM TE PAVËRTETË! Do te merren organet kompetente për këtë Shpifje dhe unë që sonte do bëj Denoncim dhe jam gati të përballem me këdo që ka nxjerrë këtë lajm te pavërtete!
Te nxjerri faktet kushdo që pretendon që unë Mimoza Trimi kam bërë këtë veprim!Dua video fakte SEPSE NUK LEJOJ ASKËND TË MË PRISHË IMAZHIN SEPSE NDJEJNË HUMBJEN!”, deklaron Trimi.
Edhe në një komunikim me mediat, Trimi tha se “Unë kam ardhur vetë të bëj denoncim në komisariat jo që më kanë shoqëruar në komisariat. Kjo është shpifje për të përbaltur figurën time se ne jemi fitues dhe këta nuk kanë cfarë të na bëjnë. Unë jam zonjë e nderuar e këtij qyteti”.


