Patrice Evra, ish-lojtari i Juventusit, ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe komenton situatën e bardhezinjve dhe tentativën për të krijuar European Super League. “Tifozë të Juventusit, u bë një kohë e gjatë që nuk flasim. Ju dua dhe më mungoni.
Po vuaj edhe unë si tifozët e tjerë të Juventusit. është e lehtë të flasësh kur nuk je president, por mendimet e mia janë të dikujt që ka derdhur gjak për atë fanellë. Juventusi nuk do të fitoj a titullin për shkak të Interit, që ka bërë gjithçka duke marrë shumë ish të Juventusit.
Antonio Conte është trajner i një planeti tjetër, kurse Giuseppe Marotta bëri mrekulli te Juventusi duke blerë lojtarë të shkëlqyeshëm. I uroj Pirlos më mirat, ai është një mik i shkëlqyeshëm. Shpresoj të mund të qëndrojë te Juventus sa më gjatë të jetë e mundur, por duhet të them gjithashtu se gabimi më i madh ishte largimi nga puna i Allegrit.
Ai është një trajner i zgjuar. Tifozët e kritikuan atë edhe kur ai fitoi dhe na çoi në finalen e Champions League. Ndoshta keni menduar se ai ishte i Milanit, por më besoni, ai e donte dhe e do akoma Juventusin”.
SUPER LEAGUE – “Gjithashtu dua të flas edhe për atë ‘Super League’-n e m**it. Jam vërtet i zhgënjyer nga ajo ligë, por unë do të doja që të gjithë tifozët, lojtarët aktualë dhe të mëparshëm, komentatorët dhe ekspertë të kishin të njëjtën energji për të luftuar racizmin në futboll apo edhe gjëra të tjera për të shpëtuar planetin tonë. Kur të jemi të bashkuar, ne mund të arrijmë gjëra të mëdha, jo vetëm ta ndalojmë këtë ligë m**i. Ju dua”. /abcnews.al