Kandidati i LSI-së flet me emra: Në Vorë dhe Gërdec po blihen vota me 100 mijë lekë

schedule20:39 - 24 Prill, 2021

schedule 20:39 - 24 Prill, 2021

Vojo Bregu, kandidat i LSI-së në qarkun e Tiranës denoncon përmes një postimi në Facebook se vëllai i kreut të PS-së në Gjokaj, bashkia Vorë është duke blerë vota me 100 mijë lekë. Kandidati për deputet ka dy thirrje, për policinë që të ndërhyjë dhe për qytetarët që të refuzojnë shitjen e votës.

“Ne keto momente shtetasi Enver Shehi, vellai i Rexhep Shehit, kryetar i Partise Socialiste Gjokaj, bashkia Vore, eshte duke blere vota me 100 mije leke ne fshat. Shtetasi Spartak Muka punonjes i OSHEE, dje dhe sot eshte duke blere vota per Partine Socialiste ne Gerdec dhe Marqinet.

I bej thirrje Policise se Shtetit te marre masa te menjehershme per te ndaluar keto krime elektorale qe po ndodhin ne bashkine e Vores. I bej thirrje qytetarve te Vores qe te refuzojne keta bandite qe po perpiqen te blejne te ardhmen e tyre” shkruan ai./ db/Abcnews.al