Mijëra persona marshuan në rrugët e Jerevanit sot, duke mbajtur lule dhe duke ndezur qirinj për të shënuar 106 vjetorin e masakrës së Perandorisë Osmane ndaj Armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.
Turma marshoi nga qendra e qytetit në memorialin për viktimat e masakrës, të cilat Armenia, rreth 30 vende dhe shumë historianë e kanë cilësuar gjenocid, një akuzë që Turqia e ka mohuar vazhdimisht.
Ndërkohë ditën e sotme, Presidenti i SHBA-së Joe Biden pritet të pranojë gjenocidin Armen, një vendim që mund të përshkallëzojë tensionet midis SHBA-së dhe Turqisë.
“Politika e jashtme dhe aspiratat territoriale të Turqisë ndaj Armenisë janë një provë e rilindjes së gjenocidit”, tha Pasinian në një deklaratë këtë mëngjes./abcnews.al


