Një burrë që infektoi me Covid 22 persona në Majorka është arrestuar pasi ka vazhduar aktivitetet e tij normalisht duke shkuar në punë dhe palestër pavarësisht shenjave se ai ishte pozitiv.
Policia në ishullin spanjoll filloi hetimet në fund të janarit pas një shpërthimi në qytetin Manacor pas raporteve që një punonjës ishte infektuar por kishte fshehur sëmundjen e tij.
Ditë para zbulimit të shpërthimit, ai filloi të shfaqte simptoma duke shkaktuar shqetësim të kolegët por nuk pranonte të shkonte në shtëpi. Ai më pas bëri një test PCR, nuk u izolua në shtëpi derisa të merrte përgjigjen po shkoi në punë ditën e nesërme.
Pesë nga kolegët e tij rezultuan pozitivë për koronavirus. Policia tha se veprimet e tij rezultuan çuan në infektimin e 22 personave, megjithëse askush prej tyre nuk kishte nevojë të shtrohej në spital./abcnews.al