Sëmundja e rëndë i merr jetën, klubi italian humbet zëvendës presidentin

schedule13:36 - 24 Prill, 2021

schedule 13:36 - 24 Prill, 2021

Sassuolo në zi. Sot është ndarë nga jeta Sergio Sassi, i cili mbante postin e zëvendës presidentit të klubit të Serie A. Me anë të një komunikate zyrtare, Sassuolo ka bërë publik lajmin e trishtë. 64-vjeçare.

Sot ndërroi jetë përpara kohë zv presidenti Sergio Sassi, i cili për shumë vite ka qenë gur themeli për klubin tonë, përveçse një biznesmen i nderuar i qeramikës. Gjithmonë afër ekipit në momente të rëndësishme, humbja e Sassit na ka prekur të gjithëve.

Për të nderuar kujtimin e tij, skuadra e parë dhe ajo primavera do të zbresin sot në fushë me shirita të zinj në krahë“, lexohet në postimin e Sassuolos në Twitter. Ekipi i De Zerbit luan sonte në mbrëmje (20:45) kundër Sampdoria në “Mapei Stadium”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!