Ndërsa kanë kaluar vetëm pak muaj nga ndarja me Romain Gavras, Rita Ora ka nisur një romancë të re me një tjetër regjisor. Bëhet fjalë për regjisorin e Thor, Taika Waititi. Këto thashetheme lindën pas një fotoje që këngëtarja me origjinë shqiptare postoi në rrjete sociale, ku shihen të përqafuar me njëri-tjetrin.

“Kohë të mira, kujtime, gjëra rastësore në telefonin tim dhe ato që dua…”, shkroi Rita krahas një emoji zemre. Ata u panë gjithashtu duke dalë nga një avion privat me Chris Hemsworth, gruan e tij Elsa dhe Matt Damon në Sidnei kohët e fundit, pas një udhëtimi në Gold Coast.

Detaji që ka nxitur më shumë thashethemet është se disa fansa janë shprehur se e kishin parë çiftin e përfolur duke u puthur brenda një restoranti. Kujtojmë që Rita po qëndron në Australi pasi është pjesë e jurisë së “The Voice Australia”. Rita u pa për herë të fundit me Romain në nëntor, dhe më pas u konfirmua se u ndanë para Krishtlindjeve.


/abcnews.al

