Një ditë para zgjedhjeve, Yuri Kim i shkon Bashës në zyrë

schedule10:29 - 24 Prill, 2021

schedule 10:29 - 24 Prill, 2021

Ambasadorja Yuri Kim po zhvillon takim në selinë e Partisë Demokratike, me Lulzim Bashën. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin Juxhin Mustafaraj.

Takimi mes diplomates amerikane dhe liderit demokrat vjen një ditë para zgjedhjeve parlamentare që mbahen nesër.

Ky takim mes Kim dhe Bashës vjen gjithashtu edhe pas përplasjes që ajo ka pasur me presidentin Meta, nga i cili ka kërkuar që të mos bëj thirrje për dhunë.

Politika është sot zyrtarisht në heshtje zgjedhore ndërsa nesër qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri për katër vitet e ardhshme. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!