Kimete Salliu është një grua e divorcuar me tre fëmijë. Jeton në gjendje të mjerueshme. Merr vetëm 9 mijë lekë në muaj ndihmë ekonomike që nuk i del as të ushqejë të miturit.
“Jetesa është shumë e keqe shumë e rëndë, fëmijët duan të jenë më mirë. Edhe kur ishte i ftohti me asnjë lloj ngrohje.”
Çdo ditë jeton me ankthin se pronari i banesës me qira do ta nxjerrë në rrugë pasi nuk paguan dot. Prej mungesës divaneve, vetë fle në tokë.
“Mi ka mbyllur se unë nuk paguaja qiranë. Me tha sa të mi prishesh të tjerat ai mi mbylli. Dakord unë do t’i paguaj, por kur të kem mundësi.”
I është mirënjohëse edhe atyre që e kanë ndihmuar.
“Më kanë ndihmuar disa shqiptarë, sa kam arritur të paguaj qiranë.”
Një prej fëmijëve është dhe si i sëmurë.
“Djali është i sëmurë, jo se nuk ka kurim, por unë skam lekë ta paguaj. Problemin e veshkave. Edhe i vogli sëmuret. Edhe kjo Suela shumë keq. “
Nënë e bijë kanë vetëm një kërkesë.
“Lodra nuk dua, por dua shtëpi,” thotë vajza.
Ndonëse i vogël në moshë, djali madh i familjes e përjeton edhe më shumë dhimbjen.
“Shumë keq duke parë motrën, vëllain tim, mamin tim, duke vuajtur atje pa ngrohje.” /abcnews.al/