Apple ka zbuluar iPad Pro të ri që thuhet se është më i fuqishmi dhe i përparuari deri më tani. Pajisja është e para që përfshin çipin e brendshëm gjigand të teknologjisë M1, duke siguruar një performancë të ngjashme me të kompjuterit iMac.
Me procesorin e azhurnuar, Apple thotë se performanca grafike është mbi 1.500 herë më e shpejtë dhe jetëgjatësia e baterisë shkon deri në 10 orë. IPad Pro përmban një ekran të ri Liquid Retina XDR, aftësi 5G dhe një kamerë krejt të re para Ultra Wide.
Ka një çmim prej 799 dollarësh. Ndryshe nga iPad-ët e mëparshëm, ky model ka një sistem kamere TrueDepth që i lejon përdoruesit të zhbllokojnë pajisjen me njohjen e fytyrës. Gjigandi i teknologjisë ka azhurnuar dhe sistemin e kamerës me LiDAR Scanner që arrin të kapë imazhe dhe video të qarta dhe kur ndriçimi është i ulët.
/abcnews.al