Marash Kumbulla nuk zbret në fushë që nga 25 marsi në ndeshjen e kombëtares sonë ndaj Andorrës për eliminatoret e Botërorit të vitit të ardhshëm.
Mbrojtësi pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes me kombëtaren modeste dhe u fol për mbylljen e sezonit, por fatmirësisht ai është përmirësuar dhe ka arritur të rikuperohet.
Lajmin e bëjnë të ditur mediet italiane, që raportojnë se mbrojtësi ka kryer sot stërvitjen e parë dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Fonseca në ndeshjen gjysmëfinale të Europa League ndaj Manchester United.
View this post on Instagram
21-vjeçari pati pësuar një dëmtim në menisk në pjesën e dytë të ndeshjes dhe zgjodhi të rikuperohej pa operacion, teksa mungesa e tij pritej të ishte rreth tre muaj. Me kalimin e kohës gjithçka shkoi në favor të Kumbullës dhe ai arriti të rikuperohet tërësisht. /abcnews.al

