Ermir Lenjani ka gjetur golin e radhës me Grasshopers. Anësori i majtë i kombëtares kuqezi, ka kaluar në avantazh skuadrën e tij në duelin shtëpiak kundër Thun, sfidë e vlefshme për divizionin e dytë të futbollit zviceran.
Ishte minuta e 51-të dhe e gjitha merita i takon Shkëlqim Demhasajt. Sulmuesi shtatlartë dardan, i cili debutoi me Kosovën në nëntorin e vitit 2018, dhuroi spektakël në krahun e majtë të Grasshopers.
https://streamable.com/asw3rc
Tre driblime të njëpasnjëshme dhe asist për Lenjanin, i cili nuk e pati aspak të vështirë për të dërguar topin në rrjetë. 2-1 për Grasshopers, që pak minuta më vone gjeti edhe golin e tretë.
Ky ishte goli i parë sezonal për Lenjanin, ndërsa 25-vjeçari Demhasaj (8 gola këtë sezon) regjistroi asistin numër tre në Challange League. Fitorja e sotme e afron Grasshopers me rikthimin në elitë. /abcnews.al