Tifozët e Bayern Munchen presin titullin nesër. Skuadra e tyre e zemrës kryeson me dhjetë pikë më shumë se Leipzigu ndjekës, teksa kanë mbetur për t’u luajtur edhe katër javë kampionat.
Mjafton që bavarezët të mos sigurojnë një rezultat më negativ se Leipzig dhe në Mynih do të niste festa për titullin e 30-të në histori, e barabartë edhe me yllin e pestë në fanellë.
Te Bayerni janë gati për festë, dëshirë që Hansi Flick e bën të qartë në konferencën për shtypin. “Urojmë që ndeshja e nesërme ndaj Mainz të na sjellë titullin kampion.
Kryesojmë prej 34 javësh, kjo është gara më e ndershme dhe e meritojmë të shpallemi kampionë“, deklaron trajneri i Bayern Munchen, i cili ka një mendim edhe rreth Super League.
“Bundesliga është themeli që na lejon të luajmë e garojmë në Champions League, dhe të kemi mundësinë për të fituar tituj ndërkombëtare“, theksoi Flick. /abcnews.al