“Super League dha një mesazh. UEFA? Kërcënim i shpifur, s’u plas për ne”

schedule17:41 - 23 Prill, 2021

schedule 17:41 - 23 Prill, 2021

Danilo analizon Super League dhe nuk ngurron të thumbojë UEFA-n dhe FIFA-n. Mbrojtësi brazilian i Juventusit, në prononcimin e dhënë për Sky Sport justifikon krijimin e kompeticionit të ri dhe thekson se futbolli ka nevojë për një shkundje dhe ndryshim të madh.

Unë mendoj se nëse 12 klube kanë pranuar projektin e ri, ka ndodhur për faktin që e kanë parë që futbolli ka nevojë për ndryshim. Nuk mund të them nëse plani ishte i duhuri, por në fund të fundit të gjithë ne duhet të fokusohemi te ndryshimet që duhet të pësojë futbolli.

COVID ka ndikuar në jetën e të gjithëve, nuk ka qenë ndryshe për futbollin. Nëse UEFA është kaq e shqetësuar për ne futbollistët, ata nuk duhet të na detyronin të udhëtonim në kohë pandemie, nuk do të luanim fare në një vit të vështirë dhe të komplikuar.

Mua nuk më la aspak shije të mirë kërcënimi i UEFA-s dhe FIFA-s“, deklaron Danilo, i cili i referohet ultimatumit të qeverive të futbollit ndaj klubeve themeluese të Super League. Nëse nuk tërhiqeshin, futbollistët nuk do të kishin të drejtën për të veshur fanellat e kombëtareve të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!