Shifra të larta të të infektuarve ditorë me Covid vijojnë të jenë prezentë në Greqi.
Gjatë 24 orëve të fundit në raportin e ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 754 raste të reja dhe kanë humbur jetën 76 persona.
Numri i përgjithshëm i viktimave deri më tani nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 9 864 persona mes të cilëve 95 % kanë qenë me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid në Greqi ka shkuar në 329,134 persona ku pjesa më e madhe kanë qenë meshkuj. e.su./abcnews.al