Kur fshiheshin nga syri i publikut, Elita ndan foton e papublikuar më parë me Gjikon

schedule15:19 - 23 Prill, 2021

schedule 15:19 - 23 Prill, 2021

Elita Rudi dhe Gjiko janë prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës, e cila erdhi në jetë pak javë më parë. Çifti i famshëm i dha fund beqarisë në shtator të vitit 2018 pas një lidhjeje disa vjeçare. Ata janë treguar të hapur me publikun duke treguar se janë takuar për herë të parë në prapaskenat e një koncerti në vitin 2016.

“Në fillim nuk doja ta takoja, e kam shtyrë disa herë takimin, thoja ‘Jo nuk dua ta takoja’. Nuk mendoja se do më jepte atë energji që më dha. Në takimin e parë kemi mbetëm 8 orë bashkë”, është shprehur Elita.

Së fundmi, Elita ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku krahas pyetjeve lidhur me vogëlushen që sapo ka ardhur në jetë, ajo ka ndarë dhe një fotografi me Gjikon të papublikuar më parë, ku shihen më të rinj para se të martoheshin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!