Rinovoi me Milanin, Ibra: Nëse do të kisha mundësi do qëndroja këtu përjetë

schedule13:39 - 23 Prill, 2021

schedule 13:39 - 23 Prill, 2021

Ditën e djeshme u bë zyrtare rinovimi i shumëpritur i Zlatan Ibrahimovic me Milanin. Kështu 39-vjeçari do të luajë edhe për një sezon tjetër me kuqezinjtë dhe për këtë ai është më i lumtur se kurrë. Në një prononcim për “Milan Channel”, Ibra deklaron se nëse do të kishte mundësinë do të qëndronte përjetë në Milanello.

“Jam shumë i lumtur, e prisja këtë ditë prej shumë kohësh. Ajo që ka rëndësi tani është që do të jemi edhe një vit tjetër së bashku, diçka që e kam dashur shumë sepse Milani është shtëpia ime.

Klubi, trajneri, shokët e skuadrës dhe tifozët më bëjnë të ndihem shumë mirë dhe nëse mund të qëndroja përgjatë gjithë jetës sime këtu do ta bëja”, deklaron suedezi.

“Trajneri Pioli? Të punosh me të është shumë e thjeshtë. Ka mentalitetin e duhur dhe një kapacitet shumë të madh për të motivuar skuadrën”, përfundon Ibrahimovic, i cili numëron 130 ndeshje me “Djallin”, më shumë se me çdo klub tjetër që ai ka luajtur, ku ka shënuar dhe 83 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!