VIDEO/ NASA dhe SpaceX nisin 4 astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor

schedule11:51 - 23 Prill, 2021

schedule 11:51 - 23 Prill, 2021

NASA dhe SpaceX nisin 4 astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Misioni hapësinor i NASA dhe kompanisë së Elon Musk, Space X,  është nisur me sukses nga Qendra Hapësinore e Kennedy-t.

Monentalisht, anija kozmike është duke përshkruar atmosferën e tokës, ndërsa deri më tani ka shkëputur vetëm pjesën e parë.

Misioni i ditës së sotme, shënon herën e tretë që kompania private e hapësirës SpaceX dërgon në orbitë austronautë.

Misioni nis po ashtu një epokë të re të ripërdorimit në eksplorimin e hapësirës, pasi u përdor e njëjta raketë Falcon 9 që dërgoi katër astronautë në ISS nëntorin e kaluar dhe e njëjta anije kozmike Creë Dragon që dërgoi dhe ktheu dy astronautë gjatë fluturimit të parë të ekuipazhit SpaceX majin e kaluar.

Ekuipazhi përbëhet nga astronautët e NASA-s Shane Kimbrough dhe Megan McArthur, astronautin e Agjencisë Hapësinore Hapësinore Japoneze (JAXA) Akihiko Hoshide dhe astronautin e Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) Thomas Pesquet. Ata do të qëndrojnë në stacionin hapësinor për një mision shkencor gjashtë-mujor. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!