Dinamika/ Me kë nisi konflikti i përgjakshëm në Elbasan, viktima u afrua më pas

schedule12:01 - 22 Prill, 2021

schedule 12:01 - 22 Prill, 2021

ELBASAN- Gazetari i ABC, Aldo Kozaraja ka dhënë detaje të reja lidhur me përplasjen me armë mes anëtarëve të subjekte politike të PS dhe PD në Elbasan.

Nga përplasja me armë humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Mes të plagosurve është një efektive e policisë e cila mori një plumb në këmbë në përpjekje për të parandaluar krimin, Xhensila Sota.

Nga njëri grup u vra Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku, ndërsa në krahun tjetër u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç, që janë pjesë e shtabit të PD-së . Ndërkohë autori i vrasjes është Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se fillimisht kanë qenë anëtarë të Partisë Demokratike të cilët kanë ndaluar një makinë me pretekstin se po shpërndante parë në këmbim të kartave ID për të blerë votat.

Konflikti mësohet se fillimisht ka nisur mes Mehmet Gresës dhe grupit të PD-së për “mbrojtjen e votave”. Gazetari Aldo Kozarja bënë të ditur se ka qenë fillimisht autori i vrasjes së Xhuvani, Arbër Papleka ai i cili i është afruar Mehmet Gresës dhe i ka vendosur armën në bark duke i thënë se duhet të hapte çantën pasi dyshohej se ka karta ID dhe para për blerje votash.

“Në momentin që e kanë rrethuar e kanë akuzuar se po shpërndante para dhe karta ID. Nga dëshmia Gresa, ka kujtuar se kanë qenë forca të policisë së Elbasanit. Por kur i kanë kërkuar karta ID në çantën, Gresa është tërhequr. Në këtë momente ai i ka vendosur pistoletën në bark. Mehmet Gresës. Ai i ka kërkuar llogari se kush është. Ka mbërritur më pas Pjerin Xhuvani. Dhe dhëndri i tij dhe një person tjetër që ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Rezulton se Pjerin Xhuvani ka hyrë në këtë situatë për të shuar konfliktin dhe për të thënë se pse po konfliktoheshin. Ata njiheshin me Mehmet Gresaj. Në momentin e debatit. Mehmet Gresa i është kërkuar që të hapi çantë e supit dhe kishte para e karta ID të cilët janë banorë dhe votues.” tha gazetari.

Ndërkohë gazetari Kozarja ka shtuar se sherri ka agravuar ndërsa ka qenë pala mbështetëse e PD-së që ka njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar patrulla të Shqiponjave” dhe dy zv/drejtorët, Niko Palla dhe Albert Nushi.
Në konflikt e sipër sipas gazetarit autori i vrasjes, Papleka është tërhequr dhe ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi kundërshtarët dhe duke lënë të vrarë Xhuvanin. Në këtë moment ka ndërhyrë dhëndri i Xhuvanit Bodinaku i cili është përpjekur të ndalojë autorin por ka mbetur edhe vetë i plagosur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 16 gëzhoja ndërsa ka qenë edhe policia që ka qëlluar në ajër për të neutralizuar personat e armatosur. Sipas gazetarit Xhuvani ka marrë tre plumba, dy në kokë dhe një në krah.

Ndërkohë për sa i përket pretendimeve për para dhe karta ID, deri më tani sipas burimeve nuk është gjetur diçka e tillë.

“Brenda makinë pa targa qoftë në makinën tjetër të dyja të sekuestruar por edhe 3 furgonët e PD nuk janë gjetur as para as karta ID. “ tha gazetari./abcnews.al/