Prej vitesh tashmë, Mariza Ikonomi është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar.
Të gjitha këngët e saj si “Piano e vjetër”, “Ku është dashuria”, “S’të kam harruar” janë kthyer në hite dhe këndohen nga të gjitha moshat.
Së fundmi, Mariza ka lancuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Dua të jetoj”. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar pse pikërisht videoklipin e publikoi mbrëmjen e ndërrimit të viteve në 31 dhjetor.
Sipas Ikonomit, kryesore në këtë këngë është mesazhi, i cili është plot shpresë në këtë periudhë të vështirë që po kalojmë.
“E kam publikuar më 31 dhjetor. Unë desha ta publikoja më 25 dhjetor për Krishtlindje dhe siç pata thënë kisha vendosur të mos bëja më balada. Po nga kjo periudhë e vështirë që po kalojmë, e ndjeva që ajo këngë duhet të publikohej se duhet të përcillej ai mesazhi që mbart. Pasi ka gjithmonë shpresë për të gjithë ata që duan të shohin të mirën, të gjejnë shërim”, tha ajo.
Sakaq, Mariza ka zbuluar se si një pjesë e madhe e popullësisë ka kaluar Covid-19, por është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Covidin e kalova. Të them të drejtën nuk e kam kuptuar. Isha mirë, më la ca pasoja po jam mirë mos të qahemi”, u shpreh këngëtarja./abcnews.al