Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptare, të cilët akuzohen për posedim dhe trafikim droge. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, që citojnë autoritetet policore vendase. Mësohet se gjatë operacionit të zhvilluar në Raguza, u gjeten dhe sekuestruan 190 kilogramë marijuanë. Dy shqiptarët e arrestuar 26 dhe 28 vjeç dyshohet se ishin punësuar thjesht për të transportuar lëndën narkotike.
Në operacion, policia sekuestroi edhe 3 mijë euro. Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se nëse droga e sekuestruar do të shitej në treg, trafikantët do të përfitonin deri në 1.5 milionë euro./abcnews.al
Itali/Arrestohen dy shtetas shqiptarë, u gjetën 190 kg marijuanë
schedule12:58 - 2 Tetor, 2018
schedule 12:58 - 2 Tetor, 2018