Alex Sandro gjeti golat e parë sezonalë në Serie A. Mbrojtësi brazilian shënoi dy herë sot, duke ndihmuar Juventusin të fitojë 3-1 përballë Parmës, trepikësh i rëndësishëm për objektivin Champions League.
30-vjeçari u shfaq i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, aty ku foli rreth takimit, golave të tij dhe fitores së bardhezinjve të Pirlos. “Arritëm një fitore shumë të rëndësishme, e kërkuam që prej minutës së parë.
Keqardhje për golin që pësuam, por më pas luajtëm shumë mirë. Pjesa e dytë ishte shumë pozitive, e donim fitoren me çdo kusht. Gjëja kryesore është të fitojmë gjithmonë, por ka rëndësi të madhe që golat të mos vijnë nga vetëm një lojtar.
Ne punojmë gjatë gjithë javës që të shënojnë të gjithë, sot ia dolëm. Super League? Ne lojtarët mendonim vetëm për ndeshjen me Parmën, sinqerisht që asgjë nuk ka ndryshuar për ne“, deklaroi mbrojtësi i djathtë i Juventusit. /abcnews.al