Vrasja e Xhuvanit, Kryemadhi: Situata në Elbasan u përkeqësua kur Taulant Balla u bë drejtues politik

schedule21:32 - 21 Prill, 2021

schedule 21:32 - 21 Prill, 2021

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Elbasan ku gjatë një përplasje me armë ka mbetur i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani. E ftuar në Syri TV, Kryemadhi ka deklaruar se situata në Elbasan ka marrë të tatëpjetën që nga viti 2013, kohë kur drejtues politik i PS në këtë qark u bë Taulant Balla.

“Ka qenë drejtues i LSI në Elbasan deri në vitin 2015, kur ra në burg dhe ne e përjashtuam. Pas 2015 nuk është angazhuar më me LSI, por me strukturat e tjera politike. Dikur ka qenë dhe në pauza, ndërsa tani në fushata. Ishte mjek psikiatër, një familje e madhe elbasanllie, gruaja mjeke dhe vajza e tij një studente e shkëlqyer. Thelbi qëndron në strategjinë që ka ngritur PS në Elbasan. Është shumë e vështirë për të ndryshuar situatën dhe duhet një ndërhyrje e shpejtë e strukturave të shtetit, atyre të pakapura.

Do të lexoja vetëm një status të Aurel Bylykbashit. Që  kur Taulant Balla në vitin 2013 është bërë drejtues i qarkut të Elbasanit, kjo zonë ka hyrë në këtë rrugë. Kishte një komunikim normal. Nëse e lexon atë status, e kupton se pse situata është këtu. Elbasani e ka të  vështirë të pranojë situatën e tillë. PS ka blerë vota në mënyrë të jashtëzakoshme vota në Elbasan. Njerëzit janë shumë koshientë, jo vetëm që nuk duhet ta shesin votën, të itimidohen dhe frustrohen. Njerëzit të ua marrin lekët, dhe votën të mos ua japin. Ata i vënë një çmim 4 viteve të jetës së tyre. Është edhe qyteti që ka largimet më të mëdha. Elbasani duhet të ishte një nga qytetet pararojë për ekonominë shqiptare”, ka deklaruar Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se duke parë situatën e këtyre muajve në këtë qytet ngjarja nuk ishte e papritur. Sipas saj, të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të Partisë Socialiste për të krijuar infrastrukturën për të blerë vota dhe shpërndarë para.

“Nuk është ndonjë gjë e papritur, duke pasur parasysh mënyrën se si është ndërtuar e gjithë fushata elektorale në të gjithë Qarkun e Elbasanit nga Partia Socialiste, e sidomos nga kreu i saj Taulant Balla. Për të vazhduar më pas me Prokurorinë e Rrethit të Elbasanit, atë që e kam thënë gjithmonë, ku ka një konflikt interesi midis kryeprokurorit të Elbasanit dhe vëllait të tij që është kandidat për deputet në listën e PS. Normal që do të shpërthente një konflikt i tillë, sepse kur të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të Partisë Socialiste, nuk po merrem me çështjen e shpërndarjes së parave, sepse kjo çështje tashmë është bërë jo vetëm modë, por edhe mënyrë jetese që çdo njeri që shkon dhe flet për politikë, jo vetëm në Elbasan, por kudo.

Mjafton të dalësh në rrethinat e Tiranës, mjafton të shkosh në Kavajë, në Rrogozhinë, në Durrës e kudo. Pra njerëz të cilët presin paratë e rindërtimit në këmbim të votës, presin para në duart e tyre në këmbim të votës, por kjo është një histori që do të fillojmë të merremi me njëri – tjetrin dhe nuk do të merremi me thelbin e problemit që është. Unë gjej momentin që ti shpreh ngushëllimet Mondës, bashkëshortes së Pjerin Xhuvanit dhe Evit, vajzës së tij, të cilat kanë humbur bashkëshortin dhe babanë e tyre. Për hir të së vërtetës unë e njoh Pjerinin, apo Pipin sikurse i thoshin shkurt, që shumë vite më parë. Nuk e mendoja kurrë që do të shkonte deri në këtë përballje, që për hir të së vërtetës ka kaluar limitet qoftë njerëzore por edhe të logjikës politike”, tha Kryemadhi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!