Gjashtë prej 12 klubeve themeluese të Super League ishin angleze. Të gjashta u tërhoqën në projektin që dështoi pa nisur mirë. Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, shpjegon mendimin e tij kundër këtij turneu në prononcimin e dhënë për beIN Sports.
“Unë kurrë nuk do të kisha mbështetur një projekt që nuk bazohet në meritat sportive. Për mënyrën sesi iu prezantua botës ky projekt, unë mendoj se ishte vetëm një armë për të përfituar më shumë para nga UEFA. Ishte përgatitur shumë keq, nuk mendova në asnjë moment që klubet do t’i shkonin deri në fund.
Nëse dëshiron të krijosh një Super League me dy grupe nga 10 skuadra dhe ke për momentin vetëm 12 klube, dhe ekziston mundësi të humbasësh rrugës ndonjë nga këta klube, kjo tregon se projekti yt nuk është aspak solid. Paradoksi më i madh në këtë histori qëndron te klubet e Premier League.
Anglia votoi për Brexit, me synimin për të zotëruar vetë fatin e vet. Anglia ka Ligën më të fortë në botë dhe me këtë lëvizje po shkatërronin Premier League me dokumentet që kanë firmosur“, deklaron ish-trajneri legjendar i Arsenalit. /abcnews.al