Një rastësi e bukur, aktorja e famshme rrëfen takimin e parë me partnerin

schedule19:18 - 21 Prill, 2021

schedule 19:18 - 21 Prill, 2021

Ishte dashuri me shikim të parë për Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker. Si shumë çifte mes pandemisë, Vanessa u njoh për herë të parë me Cole përmes Zoom. Në një intervistë për Entertainment Tonight, aktorja 32-vjeçare rrëfeu se u nisën romancën e tyre nëntorin e kaluar.

Vanessa Hudgens Met Boyfriend Cole Tucker Through Zoom Meditation Group |  PEOPLE.com

“Unë dhe Cole u takuam në një grup meditimi në Zoom. Shumë rastësisht, po. Ai është thjesht perfekt për mua. Jam me të vërtetë e lumtur. Mendoj se është e rëndësishme të jesh mirënjohës për gjithçka që ke në jetë. Unë e kam bërë atë një përparësi dhe ndihem sikur thjesht magjia po ndodh më shumë.”, tha aktorja.

Dyshja e famshme konfirmuan lidhjen e dashurisë në Ditën e Shën Valentinit përmes një fotoje në rrjete sociale, ku shfaqeshin duke u puthur. Një vit më parë, aktorja hollivudiane i dha fund lidhjes 9 vjeçare me ish të dashurin Austin Butler. Çifti i dha fund lidhjes 9-vjeçare në Janar të 2020-ës. /abcnews.al

Vanessa Hudgens Cole Tucker

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!