Zhbllokohet ndeshja Milan-Sassuolo. 30 minuta lojë kanë mjaftuar për të shijuar golin e parë në stadiumin “San Siro”.
Kuqezinjtë e Piolit kaluan në avantazh me anë të Hakan Calhanoglu. Realizim fantastik i fantazistit turk, i cili gjen golin e tretë sezonal në Serie A.
Calhanoglu mori një top nga belgu Saelemaekers dhe shfaqi gjithë klasin e tij me goditjen që përfundoi në trekëndëshin e Sassuolos.
Një gol shumë i bukur, teksa nuk munguan duartrokitjet e Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk është i gatshëm për Piolin në këtë ndeshje. /abcnews.al