Edhe pse në pritje të ëmbël, Emina Cunmulaj nuk heq dorë nga palestra

schedule18:57 - 21 Prill, 2021

schedule 18:57 - 21 Prill, 2021

Emina Cunmulaj zbuloi pak ditë më parë se është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Lajmin e ëmbël e bëri me dije në mënyrën më të bukur të mundshme, me një foto përkrah dy vajzave të saj, në veshjet e të cilave shkruhej: “Mezi po presim që të njohim vëllain tonë.”

“Vogëlushi është rrugës dhe ne jemi të gjithë shumë të lumtur”, shkroi modelja krahas fotos. Së fundmi, ajo ka zbuluar se ndodhet në muajin e pestë të shtatzanisë, por kjo nuk e ka penguar aspak modelen të mos angazhohet në palestër.

Modelja ka publikuar foto duke u ushtruar ndërsa ka shkruar: “Shkojmë. Një tjetër xhiro. Dhe patjetër duke marrë me vete edhe barkun tim 5 muajsh”. Kujtojmë që Emina ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në SHBA, por tashmë i është përkushtuar familjes së saj me burrin, Sam Nazarian.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!