Me një mesazh për kundërshtarët politikë, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së aktivistit të PS-së, Pjerin Xhuvani mesditën e sotme në Elbasan.
Në një postim në twitter, Rama shkruan se dëshpërimi i humbësve nuk do i bëjë socialistët të humbasin durimin, qetësinë dhe besimin se 25 Prilli do sjellë bashkimin e shqiptarëve.
Sipas tij, ky bashkim do e ngjisë Shqipërinë në majën e merituar dhe do ndëshkojnë forcat që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona.
“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona”, shkruan Rama./mv.abcnews.al
Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!
— Edi Rama (@ediramaal) April 21, 2021