20 të shoqëruar pas përleshjes me armë që shkaktoi 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Elbasan

schedule16:01 - 21 Prill, 2021

schedule 16:01 - 21 Prill, 2021

Elbasani është tronditur pasditen e sotme, ku një person është vrarë me armë zjarri. Abcnews.al mëson se deri më tani policia ka shoqëruar të paktën 20 persona për ngjarjen. Të shoqëruarit dyshohet te kenë qenë të përfshirë në konfliktin verbal përpara se ngjarja të përshkallëzohej në vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

 

Nga përplasja me armë mbetën të plagosur tre persona të tjerë. Një prej tyre është dhëndri i Xhuvanit, një efektive e forcave “Shqiponja” dhe Klemend Xhaferri. Efektivja kishte shkruar në vendin e ngjarjes për të shuar sherrin, por më pas ka nisur përshkallëzimi i konfliktit që përfundoi në mënyrë fatale.

Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhet disa nga drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit. Dyshimet e para janë që bëhet fjalë për një konflikt për zgjedhjet, ndërsa dyshohet po ashtu se për vrasjen është përdorur një pistoletë tip TT. Të plagosurit janë duke marrë ndihmë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!