Asaj që i kishin frikë tek Milani ndodhi. Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer dhe Theo Hernandez kanë mbetur jashtë listës së skuadrës për duelin e sotëm kundër Sassuolës, që pritet të zhvillohet në orën 18:30 në “San Siro”.
Në fakt trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, paralajmëroi gjatë konferencës së djeshme për shtyp se që të tre lojtarët rrezikonin pjesëmarrjën në këtë takim dhe vendimi final do të merrej paraditen e sotme.
The squad for tonight’s match: Calabria is back! ?
I convocati per #MilanSassuolo: bentornato Davide! ?#SempreMilan @pumafootball pic.twitter.com/Q4qnUlftnb— AC Milan (@acmilan) April 21, 2021
Ndërkohë, në pikëpyetje ishte dhe Hakan Calhanoglu, por fatmirësisht turku është pjesë e listës së Piolit. Një tjetër rikthim për “Djallin” është dhe ai i Davide Calabrias, i cili është rikuperuar plotësisht pas dëmtmit që kaloi. Mbetet për t’u theksuar se ende nuk dihet se sa do të qëndrojnë jashtë fushave Ibrahimovic dhe Theo Hernandez. /abcnews.al