Këngtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka një lidhje shumë të ngushtë me familjen e saj. Pavarësisht se ata jetojnë në Kosovë dhe Fifi në Tiranë, ajo shkon shpeshherë t’i vizitojë.
Së fundmi, këngëtarja ka prezantuar për herë të parë të motrën dhe duket se ato kanë një ngjashmëri shumë të madhe.
Fifi ka zgjedhur pikërisht ditën e lindjes së saj për ta uruar gjysmën e saj përmes disa fjalëve vërtetë emocionuese.
“Shoqe të ngushta që nga viti 1995. Gëzuar ditëlindjen motra ime. Të dua më shumë seç dua veten. ¼ jem përjetësisht!”, ka shkruar këngëtarja.
View this post on Instagram
Motra e Fifit është nënë e dy fëmijëve dhe këngëtarja ka treguar se nipi e mbesa janë pika e saj më e dobët. Ajo ndan shpesh foto në rrjete sociale me ta dhe nuk nguron të shpreh dashurinë e pafund si teze./abcnews.al


