Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Emri/ I hoqi respiratorin të infektuarit me koronavirus , dërgohet në burg shqiptari që vrau grekun

schedule08:32 - 21 Prill, 2021

schedule 08:32 - 21 Prill, 2021

Spiro M., një shqiptar 60-vjeçar, mori u dërgua për në burgun Korydallos , për shkak se akuzohet për vrasjen e një pacienti me koronavirus.

Krimi i rëndë ndodhi mesnatën e 7 prillit, ku shqiptari ishte së bashku me viktimën në një dhomë ku kuroheshin për koronavirus. Mësohet se shqiptari i bezdisur nga zhurma që bënte respiratori i 76vjeçarit grek E.S i cili ishte në intubim, i ka hequr prizën kësaj pajisje duke shkaktuar vdekjen e të moshuarit.

60-vjeçari shqiptar, pasi u rikuperua nga koronavirusi,  kërkoi falje megjithatë kjo nuk e shpëtoi nga burgu.



Sipas informacionit, shqiptari këmbënguli në versionin e tij se nuk ka asnjë lidhje me çështjen, ai tha se ishte në gjumë dhe nuk e kuptonte se çfarë ndodhi, megjithatë ai nuk mund të jepte shpjegime bindëse se si u gjet gjurmët e gishtit në pajisjen mbështetëse respiratore që ai kishte hequr.E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!