Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vojo Bregu deklaroi në ABC se partia e tij ka qenë gjithmonë frenuese për qeverinë, sa herë që ka qenë në koalicion.
Ai u shpreh në “Log.” në ABC, se duke marrë parasysh qeverisjen e socialistëve, sipas tij në katër vitet kur kanë qenë në koalicion me LSI, ata kanë qenë më mirë se sa në 4-vjeçarin e fundit vetëm.
“LSI sa herë ka qenë në qeveri, ka frenuar qeverinë nga veprimet anti-ligjore. LSI sa I takon qeverisjes me Edi Ramën, biem dakord se 4-vjeçari i parë kur ka qenë me LSI ka qenë më mirë se kur PS ka qeverisur vetëm”, deklaroi ai.
Ndalur tek vendimi i Komitetit të Ekspertëve për ndalimin e votës së emigrantëve, ai u shpreh se përgjigja për ankimimin mund të vijë brenda 5 ditësh duke e cilësuar një periudhë të vonë në raport me rëndësinë e çështjes.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i rekomandon Komitetit Teknik që çdo masë të jetë për një periudhë kohore të caktuar. Brenda 5 ditësh mund të merret vendim në lidhje me kërkesën tonë. Duhet që organet e drejtësisë në vendin tonë të veprojnë më shpejt. Kur ne jemi në prag të zgjedhjeve, SPAK duhet të merret me këtë çështje dhe jo me gjëra që kanë ndodhur para 2 vitesh. Programi I LSI është një nga programet më konkrete dhe më të thjeshta për t’u kuptuar”, deklaroi Bregu./mv.abcnews.al