Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Efektivi hero shpëtoi çiftin, Artan Hoxha: VIDEO-n e tij do e vendosja në vend të spoteve të partive

schedule21:34 - 20 Prill, 2021

schedule 21:34 - 20 Prill, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka vlerësuar gjestin e policit të “Shqiponjave” Shkëlzen Tafa i cili dy ditë më parë shpëtoi një çift bashkëshortësh nga një person që po përpiqej t’i shtypte me makinë. Tafa u ndodh rastësisht në zonë i veshur civil dhe ndërhyri duke bërë të mundur neutralizimin e agresorit para mbërritjes së patrullës.

Artan Hoxha shprehet se nëse do e kishte në dorë videon e aksionit të tij, do e vendoste në vend të spoteve të kryetarëve të partive politike për t’u thënë shqiptarëve të mos largohen nga vendi.

“Në këtë vend ku gjithkush flet për shitblerje vote, vrasje, gjobvënie, politikanë që vjedhin, zyrtare te korruptuar, porositës vrasjesh, etj,  pakkush e vë re dhe flet për heronjtë e vërtetë.  Kërkojmë heronj me qiri, aty ku ata nuk gjenden..  Adhurojme liderët politikanë, bëjmë heronj ata që na vjedhin e vrasin përditë, por nuk flasim dhe nuk vëmë re heronjtë e vërtetë, qe i kemi para syve.

E denigrojme figuren e policit, i shajme, i tallim, i shtyjmë, i qellojme me gur, por në raste nevoje, kur jeta na rrezikohet, serish tek ata drejtohemi. Polici i ri Shkelzen Tafa, ne pamje te pare duket se beri thjesht detyren, duke parandaluar nje vrasje ne Bulevardin “Migjeni”, ne Yzberisht.

Por xhesti i tij, profesional, kurajoz dhe i vendosur, dergoi nje mesazh te forte besimi te qytetaret. Nese do ta kisha ne dore, videon e aksionit të tij, do e vendosja në vend të spotit të kryetarëve të partive politike në fushatën zgjedhore, ku ai t’u thoshte bashkemoshatareve: “Mos u largoni! Ky vend ka nevoje, per ju”…

Brenda pak ditesh, dy heronj, ne moshe te re, Deshmori i Atdheut Arjan Sala, dhe polici Shkelzen Tafa, me aktet e tyre shpetuan jetet e bashkekombasve, duke deshmuar, se ky vend ka heronjte e vet, se ky vend, ka shprese….”, shkruan Artan Hoxha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!