Brataj: Pasaporta e vaksinimit nuk specifikon “markë”, grumbullimet politike rrezik për rritje të rasteve

schedule19:53 - 20 Prill, 2021

schedule 19:53 - 20 Prill, 2021

Grumbullimet politike, mjeku Skëndër Brataj i konsideron rrezik për rritjen e infeksioneve me COVID. Në studion e Radarit Informativ me gazetaren Jonida Shehu, Brataj deklaroi se duhen zbatuar rregullat, duke theksuar se në maj pritet një rritje e re e rasteve, por jo në nivelet e dy valëve të para.

Brataj u ndal edhe te pasaporta e vaksinimit për të cilën theksoi se nuk e specifikon llojin e vaksinës që duhet të kesh marrë për të udhëtuar në Europë.

Ndërsa lidhur me uljen e numrit të qytetarëve që marrin vaksinën tek sheshi Skndërbej, Brataj e shpjegoi me mbarimin e dozave të para, duke shtuar se tashmë është vendosur që vaksinat të bëhen në qendra shëndetësore më shumë, për të shmangur grumbullimet.

Pjesë nga intervista

Ju mendoni se situata është nën kontroll. Çfarë po ndodh me masat e tjera? A mund t’i mbajmë shifrat nën kontroll me grumbullimet politike?

Problemi është se unë si komitet këshilloj. Me rregullat që kemi duhet distancohemi. Nuk mund të grumbullosh më shumë se 10 njerëz në ambient të mbyllur. Nuk është problem nëse karriget janë dy metra larg njëra tjetrës.

Prisni rritje të rasteve pas zgjedhjeve? Mutacion apo valë të re?

Po sigurisht. Mutacionin është shumë e thjeshtë ta ndash sepse ka një përhapje më të shpejtë. Më shqetëson që kanë dalë katër qyteza të reja me raste të reja që domethënë që edhe atje vajti infeksioni. Dhe numri i qytetarëve që nuk e kanë kaluar COVID atje është më I madh.

Do të kishim vënë re një rritje të shifrave pas kaq javësh fushatë?

Tre katër javë është minimumi i shfaqjes së simptomave. Dy javë ka qenë në fillim. Mutacioni i ri na mësoi që zgjatet koha e shfaqjes së sëmundjes.

Do na gjejë qershori të qetë?

Maji do na gjejë me një rritje por jo me dy valë që kaluam. Për fatin e mirë po vazhdon vaksinimi. Unë pata një rritje të numrit të thirrjeve. Shkoi 2000 thirrje përsëri. Por kjo ka ardhur nga njerëzit që kanë kërkuar informacion për vaksinën.

Mund të quhen brenda kartës jeshile edhe ata që kanë janë vaksinuar me vaksinën kineze?

Nëse Europa do bllokojë kinezen, do bllokojë edhe Kinën edhe anasjelltas. Të gjitha llojet e vaksinave kanë treguar që kanë dhënë efikasitet.

Ka shpresë që shqiptarët mund të lëvizin?

Ajo është një direktivë europiane dhe nuk e nxora unë. Ajo nuk ka specifikë vaksine. Nëse e ka kaluar COVID duhet të paraqesësh një vërtetim nga qendra shëndetësore

Çfarë po ndodh me procesin e vaksinimit?

Nuk ka pasur refuzime. Dje erdhën vaksinat e tjera. Ka pasur më pak vaksina. Koha që vijnë vaksinat, magazinohen, bëhet plani I shpërndarjes

Me dozat e djeshme do rritet numri i njerëzve që presin në Sheshin Skënderbej?

Do shpërndahen më shumë në qendrat shëndetësore për të shmangur grumbullimet. 500 mijë vaksina që u plotësua kontrata me Turqinë plus 200 mijë vaksina që kanë ardhur më herët, po arrijmë imunizimi i tufës. Prandaj jemi optimistë.

/mv.abcnews.al