Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me audio regjistrimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku kreu i Kadastrës Artan Lame u bënë thirrje vartësve të tij që të bënin kujdes me legalizimet dhe disa dosje ti zvarrisnin në mënyrë që qytetarët të mos ktheheshin kundër qeverisë.
Sipas Metës, ky është një audio regjistrim tronditës. Sipas tij kjo provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës.
Me tej Meta shkruan se pret nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.
“I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor. Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!” shkruan Meta.
Postimi i plotë:
Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës.
Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor.
Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët! E.L/abcnews.al/