Administrata e Presidentit Biden ka urdhëruar agjencitë amerikane të imigracionit të ndalojnë përdorimin e shprehjeve “i huaj i paligjshëm” në lidhje me emigrantët.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi ndryshimin në Daily News, por nuk pranoi të jepte komente të mëtejshme.
“Ne zbatojmë ligjet duke ruajtur gjithashtu dinjitetin e çdo individi me të cilin bashkëveprojmë. Fjalët që ne përdorim kanë rëndësi dhe do të shërbejnë për të rritur edhe më tej dinjitetin e personave që janë në kujdesin tonë.”
Vendimi erdhi menjëherë pasi krizës së emigracionit në kufirin jugor të Amerikës, ku një rritje e emigrantëve që largohen për shkak të dhunës në Amerikën Qendrore ka çuar në një numër të madh të miturish që kërkojnë azil në SHBA.
Numri i lejuar i emigrantëve në SHBA nën udhëheqjen e Trump ishte 15,000 por Biden tha se administrata e tij do të rriste numrin./abcnews.al