Roli kyc i Indisë në vaksinimin e botës

schedule10:19 - 20 Prill, 2021

schedule 10:19 - 20 Prill, 2021

Nga Sai Manish, Business Standard

Ndërsa pandemia globale vazhdon të përhapet, të dhënat kryesore nxjerrin në pah se India ka luajtur një rol kyç në shpërndarjen e vaksinave në botë. Kjo në një kohë kur kombet e zhvilluara si SHBA, Britania e Madhe dhe të tjerët në Bashkimin Europian ishin kundër eksportimit të vaksinave në vendet e tjera.

India deri më sot ka eksportuar 65 milion doza të vaksinave në  88 vende. Për momentin 450 milion njerëz në të gjithë botën kanë marrë të paktën një vaksinë kundër Covid. Shumica e vaksina janë dërguar  në kombet e zhvilluara.

India filloi vaksinimin e popullsisë së saj  në 16 Janar 2021 ndërsa filloi të eksportonte vaksina në 20 Janar. Deri në mars, India po dërgonte më shumë vaksina në botë sesa po administronte brenda vendit. Grafiku i mëposhtëm tregon sesi vendi më i madh i prodhimit të vaksinave në botë rriti furnizimet globale edhe kur  fushata e saj e vaksinimit nisi vetëm me një grup të zgjedhur të punëtorëve të vijës së parë.

Përhapja globale e vaksinave në Indi është lehtësuar nga COVAX, i cili ka dërguar vaksina të prodhuara në Indi në rajonet më të varfra në Afrikën Sub-Sahariane përveç ishujve të largët të Paqësorit.

India filloi eksportin e vaksinave duke i dhënë përparësi  fqinjëve të saj si: Butani, Bangladeshi dhe Nepali. Pakistani ishte një nga kombet që mori vaksina indiane përmes iniciativës COVAX të udhëhequr nga OKB. Sipas marrëveshjeve tregtare, pesë milion doza të vaksinave AstraZeneca dhe të prodhuara nga Instituti Serum i Indisë (SII) u eksportuan gjithashtu në Britani.

Shpërndarja e vaksinave në botë

Ndërsa fushata e vaksinimit filloi të përhapej kudo në vend, arriti kulmin nga  mesi i Marsit. Kjo ndodhi për shkak të numrit të ulët të eksporteve të vaksinave në botë. Një nga arsyet ishte aftësia e kufizuar e prodhimit të vaksinave. Me vetëm dy prodhues dhe kërkesën globale dhe të vendit që ishte në rritje, India duhej të merrte një vendim.

Me aprovimin e vaksinës ruse Sputnik-V, kjo situatë mund të përmirësohet në ditët në vijim.

 

Midis 20 shkurtit dhe 6 marsit, India dërgoi gati 20 milion doza në të gjithë botën. Gjatë kësaj periudhe 50 milion doza janë administruar globalisht. Ndërsa kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se të gjitha këto doza janë indiane, kjo tregon shkallën e madhe të transportit të vaksinave nga India./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!