Këngëtarja e dashur shqiptare, Elvana Gjata, tashmë ka publikuar në kanalin YouTube mini albumin e saj, “Çelu” për të cilin kishte bashkëpunuar me dy nga artistët më të mirë të muzikës në Shqipëri, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov.
Mini albumi përmban disa projekte muzikore, të cilat i ka shoqëruar edhe me videoklipe si: “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.
Elvana një rëndësi të madhe i ka dhënë edhe paraqitjes së jashtme, gjë për të cilën merr vazhdimisht komente pozitive.
Së fundi, ajo ndau me ndjekësit disa fotografi ku i falënderoi ata për dashurinë dhe mbështetjen që ka marë menjëherë sapo publikoi albumin./abcnews.al
View this post on Instagram