Arbitri e ndoqi për të marrë autografe, Haaland dhuron sende të tjera

schedule18:37 - 19 Prill, 2021

schedule 18:37 - 19 Prill, 2021

Pas ndeshjes së parë ndaj PSG arbitri anësor, Octavian Sovre, i kërkoi Erling Haaland autrografe pas ndeshjes, duke e ndjekur atë deri në dhomat e zhveshjes.

Ky gjest u bë viral në rrjetet sociale dhe më pas u mësua se Sovre i mori autografet e Haaland në kartonë për t’i nxjerrë në ankand, me qëllim mbledhjen e fondeve për një shoqatë bamirësie për fëmijët me autizëm.

 

Haaland pasi mësoi këtë ndihmoi sërish për nismëm e Octavian Sovre. Talenti norvegjez dhuroi një fanellë me autograf, disa foto të tij dhe një letër të shkruar nga ai me dorë. Të gjitha këto sende do dalin në shitje për të mbledhur para për fëmijët e sëmurë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!