EMRI/ Kush është autori i sulmit në xhami, plagosi me thikë 5 persona

schedule14:54 - 19 Prill, 2021

schedule 14:54 - 19 Prill, 2021

Është zbardhur ngjarja e rënë e ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një i ri është futur në një xhami dhe ka plagosur me thikë 5 besimtarë.

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili ka hyrë në ambientet e xhamisë, Dine Hoxha në Tiranë dhe ka qëlluar 5 persona.

Pas ngjarjes autori është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarje. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!