Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Austria merr Sputnik V, por pret miratimin e EMA për t’i përdorur

schedule14:01 - 19 Prill, 2021

schedule 14:01 - 19 Prill, 2021

Austria nuk do të përdorë vaksinën ruse Sputnik V derisa Agjencia Europiane e Barnave ta miratojë, sipas një deklaratë nga kancelari Sebastian Kurz .

Vendi ka qenë në bisedime me Rusinë për të blerë 1 milion doza, madje Kurz kishte deklaruar se nuk do të priste miratimin  e rregullatorit europian për përdorimin e vaksinës ruse. Vetëm dy vende të tjera të BE-së, Hungaria dhe Sllovakia, kanë porositur Sputnik V por vetëm Hungaria ka vaksinuar popullsinë me vaksinën ruse.

“Shpresojmë që Sputnik V  të miratohet nga EMA pasi çdo dozë shtesë e vaksinës na ndihmon të shpëtojmë jetë”, tha Kurz në një deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!