Mes divorcit me Kim Kardashian, Kanye West është i shqetësuar për një arsye të çuditshme

schedule11:14 - 19 Prill, 2021

schedule 11:14 - 19 Prill, 2021

Kanye West dëshiron të jetë numër 1 dhe përsa i përket divorcit të tij. Burimet tregojnë se ylli i hip hop-it është mërzitur nga raportet që thonë se ishte Kim Kardashian ajo që kërkoi së pari ndarjen e tyre. Reperi, i cili iu përgjigj kërkesës për divorc nga ylli televiziv thuhet se “është jashtëzakonisht i bezdisur që historia po paraqitet sikur ajo do të divorcohet”.

“Në të vërtetë ai ishte duke thënë për një vit se ata nuk kishin asgjë të përbashkët përveç fëmijëve dhe se donte të qëndronte jashtë kësaj. Ajo bëri të gjitha përpjekjet për të shpëtuar martesën”, tha burimi. Ndërkohë, thuhet se ish çifti me famë botërore nuk flasin më me njëri-tjetrin.

Kanye West Asks for Joint Custody in Response to Kim Kardashian's Divorce  Filing | PEOPLE.com

Edhe para se Kim të bënte kërkesë për divorc, Kanye ndryshoi numrat e tij dhe tha: Mund të më kontaktosh vetëm përmes sigurimit tim”. Megjithatë, përpara ndarjes thuhej se ata kishin ndjekur seanca këshillimi për të shpëtuar martesën. Kriza mes tyre lindi pas deklaratave të reperit gjatë fushatës presidenciale vitin që lamë pas. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!