Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shifra rekord, India raporton mbi 270 mijë të infektuar me Covid

schedule08:36 - 19 Prill, 2021

schedule 08:36 - 19 Prill, 2021

India ka raportuar 273.810 raste të reja, dita e pestë radhazi që vendi ka regjistruar mbi 200,000 raste në ditë  dhe më e larta që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e shëndetësisë raportoi gjithashtu 1,619 viktima , më e larta në gati 10 muaj.

Spitalet kanë pasur mungesa të aparateve të oksigjenit dhe Modi, kryeministri i vendit kërkoi që përshpejtimin e instalimit të 162 impianteve të oksigjenit në të gjithë vendin, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga zyra e Kryeministrit.

Në 9 Prill, shifra e të infektuarve në Indi arriti në 13 milion, dhe në më pak se një javë vendi shënoi edhe një milion raste të tjera, duke e çuar shifrën e të infektuarve në 14 milion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!