Aktivistja Doriana Musai denoncoi në “Abc-ja e mëngjesit” punimet që po kryhen pranë Mozaikut të Tiranës, zonë e pasur arkeologjike. Në një lidhje me Skype, aktivistja u shpreh se është bërë një denoncim nga ana e banorëve të zonës për ndalimin e punimeve ndërsa shtoi se për këtë shkak janë dëmtuar mbetjet arkeologjike.
“Pak më para se 3 javësh, me datë 22 Mars është bërë një denoncim, i ardhur nga banorët e zonës ku po ndodh një punim nga ana e Bashkisë Tiranë që kishte në tabelën e saj për qëllim të rehabilitonte bllokun aty. Mirëpo, në atë zonë dihet në fillim të viteve 2000 kishte gjurmë dhe dihej dhe më herët që mozaiku është një zonë arkeologjike.
Nuk ka studime të mirëfillta dhe aty është punuar me makineri të rënda dhe mund të jenë dëmtuar mbetje. Nga ai moment denoncimi, pati një reagim nga ana e institucioneve që e kanë në varësi dhe thanë që do të pezullohet. U pezullua, para pak ditësh kanë filluar sërish punimet po në dijeninë time nuk dihet se kush po punon, nuk ka asnjë tabelë, asnjë njoftim për banorët dhe rrethimi ishte i pakujdesur.”, tha aktivistja. /abcnews.al


